57 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, 1 i vdekur

18:53 | 9 Maj 2021

57 raste të reja me COVID dhe një humbje jete. Është ky bilanci në 24 orët e fundit në Shqipëri i bërë publik nga Ministria e Shëndetësisë. Autoritetet kryen 1 952 testime në total.Në 24 orët e fundit janë shëruar 963 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 117,089 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 107 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetarë 64 vjeç nga Tirana nuk e ka fituar betejën me Covid19

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, apelon MSH.Statistika (09 Maj 2021)
Raste të reja ditore 57
Të shëruar në 24 orë 963
Të shtruar në spitale 107
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1,952Testime totale 658,828
Raste pozitive 131,723
Raste të shëruara 117,089
Raste Aktive 12,222
Humbje jete 2,412

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10244
Shkodër 341
Fier 294
Korçë 234
Gjirokastër 245
Durrës 199
Vlorë 189
Elbasan 134
Lezhë 101
Berat 91
Dibër 85
Kukës 65

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara