46-vjeçarja ndërron jetë në autobus lokal

13:16 | 4 Mars 2022

Një grua 46-vjeçare ka ndërruar jetë në autobusin e transportit publik në “Dritan Hoxha” në Tiranë.

Policia njofton se ka ndërruar jetë 46-vjeçarja me iniciale M.N. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale