Shqipëri: 15 të vdekur dhe 1039 persona të infektuar me COVID-19

18:06 | 22 Shkurt 2021

Shifrat e të infektuarve me Covid në Shqipëri vijojnë të jenë të larta. Gjatë 24 orëve të fundit nga 3258 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1039 qytetarë dhe kanë humbur jetën 15 pacientë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 471 raste në Tiranë, 56 raste në Berat, 54 raste në Krujë, 47 raste në Elbasan, 45 raste në Vlorë, 40 raste në Korçë, 34 raste në Durrës, 22 raste etj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 989 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 64,318 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 656 pacientë, 48 në terapi intensive nga të cilët 16  pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Mirdita,  1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 18-77 vjeç.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme janë kryer 937 vaksinime antiCovid. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 6728  vaksina antivCOVID.

Lajmet më të lexuara