Kryeministri Rama përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ftoi shqiptarët në Athinë të bëhen pjesë e panairit të punës që do të mbahet ditën e nesërme në Athinë. Rama u shpreh ndër të tjera që mundësia e hyrjes në BE është aq e afërt sa shihet me sy dhe se shpejtësia që ne po ecim në hapjen e grupkapitujve është më e shpejta.
“Nesër në panairin e punës në Athinë, dje shqiptarët shkuan për të kërkuar punë nesër Shqipëria sipërmarrëse do të shkojë për të treguar punët që mund të gjejnë. Kjo është hera e parë që Shqipëria e punës troket në derën e shqiptarëve të Greqisë për t’ju thënë eja kam punë për ju, me të gjithë aromën e vendit amë. Ejani dhe të takohemi me sipërmarrës të fushave të ndryshme për tu njohur me mundësinë dhe kushtet e kontratat e punës në Shqipëri, më pas gjykoni vetë.
Kjo është koha kur për herë të parë mundësia e hyrjes në BE është kaq reale sa duket me sy. Për herë të parë yjet e fatit tonë dhe të Europës janë rreshtuar në vijë të drejtë, kanë rënë dakort me planin e reformave deri në 2027. Shpejtësia që ne po ecim me hapjen e kapitujve të negociatave është më e shpejta. BE janë shumë të interesuar të na fusin në shtëpinë e tyre. Duke i dhënë fund poshtërimeve dhe nëpërkembjeve. Kjo është ngritja e dytë e flamurit pas asaj të pavarësisë në 1912. Kjo është hakmarrja më e ëmbël shqiptare dhe bekimi më i mirë. Të gjithë shqiptarët në Greqi dhe Europë ju them le t’I harrojnë historitë dhe Bla Blad he të kapemi të bëhemi ylli I ri në flamurin e Europës së Bashkuar.”
E.K. nga Peja dënohet me tri vite burg dhe 800 euro gjobë pë...
Toni Domgjoni prezantohet tek Ballkani
Kurti: 26 vjet pa drejtësi për spastrimin etnik në veri të M...
PZAP-ja aprovon ankesën e Listës Serbe
Schlotterbeck objektivi kryesor i Real Madridit për merkaton...
Manipulimet me vota në rajonin e Gjilanit, prokuroria jep de...