18 të arrestuar në disa qytete, goditet organizata kriminale e Met Kananit

00:26 | 14 Maj 2018

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit kanë bërë publike sot rezultatet e një operacioni të gjerë, për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikun e drogës, në krye të të cilit qëndronte Met Kanani, i arrestuar pak kohë më parë në Turqi.

Në pranga janë vënë 18 persona në qytete të ndryshme të vendit. Në një dalje për mediat përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, dhanë më shumë detaje rreth këtij grupi të strukturuar kriminal, goditja e të cilit vinte në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’. Në fund të veprimeve policore, u ekzekutua vendimi Nr.96, i datës 11 maj 2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila kishte caktuar masën e sigurisë personale ‘’Arrest me burg’’, për 18 shtetas:

Met KANANI, 56 vjeç, banues në Fier (aktualisht në burg në Turqi)

Redjan DERVISHI, 26 vjeç (aktualisht në burg në Turqi)

Ruvin SPAHIU, 46 vjeç (aktualisht në burg në Turqi)

Besmir LLUPI, 32 vjeç, banues në Vlorë (aktualisht në burg në Turqi)

Mentor MUÇKA, 47 vjeç, banues në Pogradec (aktualisht në burg në Maqedoni)

Alfred SHABANI, 44 vjeç, banues në Gjirokastër

Armando GJINI, 47 vjeç, banues në Rrëshen

Iliro HARUNI, 43 vjeç, banues në Fier

Orges ISLAMI, 40 vjeç, banues në Gjirokastër

Arvanit ULNDREAJ, 26 vjeç, banues në Tiranë

Klaudio ULNDREAJ, 25 vjeç, banues në Tiranë

Florand XHABEJ, 43 vjeç, banues në Korçë

Gojart JAHELEZI, 33 vjeç, banues në Tiranë

Lavdim ÇUKU, 44 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd

Klinsi ALIAJ, 23 vjeç, banues në Tiranë

Nexhat MLLOJA, 53 vjeç, banues në Shkodër

Andrea (Sadik) BALLA, 57 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd

Bilbil HEQIMI, 58 vjeç, banues në Fier. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S.R, banues në Librazhd.

Nga kryerja e aktivitetit kriminal të këtij grupi dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë reale me autoritetet e Hetimit Penal në Rajonin e Atikës në Greqi, më datë 4 prill 2017, është bërë arrestimi i shtetasve shqiptarë:

Ermal Berxhi, 32 vjeç

Astrit Gërbi, 56 vjeç

Daniel Luka, 31 vjeç

Luljeta Berxhi, 51 vjeçe

Në datë 18 dhjetor 2017 në Vlorë, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Renato Agalliu, ku iu sekuestruan 77 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Në datë 23 shkurt 2018, në qytetin e Kavajës është bërë kapja në flagrancë e shtetasit Hajrulla Gjekaj, të cilit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë me silenciator dhe me dorezë plastike të zezë, një qese plastike e bardhë me fishekë.

Ndërkohë që Krimet e Rënda dhe Policia kanë nisur tashmë sekuestrimin e aseteve të këtij grupi, të vëna në aktiviteti i paligjshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara