Policia e Tiranës ka njoftuar sot arrestimin e 15 personave gjatë operacionit antidrogë “Tentakulat”.
Pas një hetimi disa mujor, prokuroria dha urdhër ndalimi për 15 persona dhe në kërkim janë dy të tjerë, të cilat shpërndanin heroinën kokainë dhe kanabis në zonat afër shkollave në Tiranë dhe në lokalet e natës.
Në prangat e policisë kanë rënë: E. H. 24 vjeç, E. H. 23 vjeç, R. M., 41 vjeç, A. M., 25 vjeç, L. H., 31 vjeç, S. M., 25 vjeç, E. K., 30 vjeç, H. K., 25 vjeç, I. E., 26 vjeç, R. K., 61 vjeç, D. Z., 22 vjeç, K. P., 25 vjeç, A. S., 45 vjeç, K. B., 23 vjeçe dhe B. K., 37 vjeç. Ndërkohë nën hetim janë 14 persona të tjerë.
Gjithashtu, si rezultat i këtij operacioni u sekuestruan: 745 gramë lëndë narkotike kokainë, 110 gramë lëndë narkotike heroinë, 1.3 kg lëndë narkotike kanabis, shuma parash, në euro, dollarë dhe lekë, 5 peshore elektronike, 25 aparate celulare e 6 automjete, 1 motomjet dhe 1 biçikletë, që përdoreshin për shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, përgjatë këtij viti, ka finalizuar 38 operacione policore në fushën e narkotikëve, gjate të cilëve janë sekuestruar 6.5 kg lëndë narkotike kokainë, 73 kg cannabis sativa, 52 kg cannabis sativa në formë çokollate.
Sheshi “Skënderbeu” gati për marshin “Drejtësi, jo politikë”...
Moti sot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore
Pacolli uron Pavarësinë: Prania e drejtuesve të UÇK-së do ta...
Republika e Kosovës sot feston 18-vjetorin e Pavarësisë
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...