Shqipëria po vuan pasojat e kultivimit në masë të kanabisit dy vite më parë.
Edhe pse këtë vit, policia ka marrë masa të shumta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, duket se në Shqipëri të pishë hashash po bëhet gjithnjë e më shumë trend.
Nuk kanë qenë të pakta rastet kur nëpër shkolla, nxënësit konsumojnë drogë, ndërsa disa prej tyre edhe janë vënë në pranga.
Por, ditën e djeshme, ka ndodhur një ngjarje akoma me e rëndë. Një 13-vjeçare është ndaluar nga policia, ku pas kontrollit që i është bërë asaj, i është gjetur një sasi e vogël kanabis sativa.
Bëhet fjalë për të miturën me iniciale A.K, e cila është ndaluar nga policia në bulevardin “Zogu i Parë“, ku I janë sekuestruar 6 gr lëndë narkotike e llojit kanabis Sativa.
“Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen A.K, vjeç 13, pasi në bulevardin “Zogu i Parë“, iu gjet e bllokua 6 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.”, -thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë./GazetaExpress
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...
73 aksidente brenda 24 orëve në vend, policia shqiptoi mbi 2...
Nga sot e deri më 12 maj mbyllet kjo rrugë në Prishtinë, shk...
Reagimi i Dembeles pas kualifikimit në finale ishte epik, ai...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë