Zaimina Vasjari realizon fotosesion me vajzën gjatë shtatzanisë së dytë

17:37 | 26 Nëntor 2021

Këngëtarja e njohur shqiptare, Zaimina Vasjari, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, gjersa nuk mungojnë në të shumtën e rasteve edhe fotografitë provokuese, shkruan portali arbresh.info

Zaimina është në pritje të ëmbël, Khloe po bëhet me një motër ose vëlla.

Së fundmi bukuroshja ka realizuar një fotosesion me vajzën e saj.

”Dy bekimet e jetës time që me kujtojnë dhe tregojnë se sa e bukur është jeta, se si mundet njeriu të jetë i lumtur vetëm nga një prekje, puthje apo buzëqeshje. Faleminderit Zot”, ka shkruar Vasjari krahas fotografive.

”Si mendoni bebi eshte vajze apo djale?”, ka thënë tutje artistja.

Zaimina përndryshe nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat që nga vera e vitit të kaluar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara