Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe Zyra e Presidencës marshuan si shenjë të mbështetjes të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Protestës i është bashkëngjitur edhe Juliana Nura, e njohur ndryshe si Xhuli, e cila që prej “Big Brother VIP Kosova” është njohur si aktiviste dhe në mbrojtje të të drejtave të grave.
Me rastin e zyrtarizmit të datës 14 prilli si datë për të përkujtuar të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës të Kosovës në vitit 1999, qindra gra e burra protestuan nga sheshi “Ibrahim Rugova” deri tek monumenti “Heroinat”, shkruan arbresh.info.
Në krye të marshit ka qenë e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës Vasfije Krasniqi-Godmann, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, këshilltarja e presidentes, Donika Kadaj – Bujupi./Arbresh.info/


Temperaturat ekstreme, Jasharaj propozon shtyrjen e mësimit ...
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup
Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga protestat në Iran, 4...