Ish-banorja e “Big Brother Albania” dhe ish-missi i njohur Xhensila Pere është kthyer në një nga personazhet e njohur në showbiz-in shqiptar.
Ajo komentohet gjatë nga mediat dhe jeta e saj private gjithmonë përbën interes për publikun.
Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘Koha për lojë’ në programin ‘Adrenalina’, ku i pranishëm ishte edhe moderatori i njohur Ermal Peçi.
Ndërkohë që gazetarja e pyet Ermalin nëse është në një lidhje, ai tregon se është beqare dhe me shaka shton se po mendon vërtet për një nuse dhe për fëmijë.
Në këtë moment Xhensila ka habitur të pranishmit teksa ka ndërprerë intervistën dhe i është ulur në gjunjë moderatorit duke i propozuar për martesë, shkruan Xing.
Ky moment ka shkaktuar shumë të qeshura, ndërkohë që Ermali tha se Xhensilaështë një nuse ideale, pasi është një nikoqire nga Pogradeci.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...