Videot e Dafina Zeqirit po bëhen virale në TikTok

11:57 | 24 Janar 2022

Artistja a njohur, Dafina Zeqiri, e cila iu bashkuar trendëve dhe ‘sfidave’ të ndryshme që po bëhen virale në TikTok.

Dafina i ka sjell disa të tilla që u pritën mirë dhe po pëlqehen nga përdoruesit e këtij rrjeti sociale, shkruan arbresh.info

Pak ditë më parë Dafina publikoi një video ku shihej bashkë me ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Këngëtarja dhe ish-presidentja shihen teksa argëtohen dhe vallëzojnë me këngën e saj “NANA”, ndërsa disa të tjera ajo i ka realizuar edhe me miqtë e saj.

E fundit ishte ajo me këngëtarin, Yll Limani, dyshja që njihen edhe për bashkëpunime muzikore kanë realizuar një video qesharake teksa shihen së bashku në ashensor.

Përndryshe, mbrëmë Dafina dhe i dashuri i saj Dj Geek sollën me klip projektin “Tduh-duh”. / arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara