Google ADS

Vdes regjisori i njohur, Alan Parker

09:51 | 1 Gusht 2020

Regjisori i njhur Alan Parker, ka vdekur në moshën 76 vjeçare.

Alan Parker, regjisori i mirënjohur britanik i filmave të tillë si Fame, Evita dhe Bugsy Malone, ka vdekur në moshën 76 vjeçe, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

Ai ishte kandidat i dyfishtë për “Oscar” me krijimet përfshirë Midnight Express, Mississippi Burning, The Commitments, Angela’s Ashes dhe Birdy.

Kompozitori i Evita, Andrew Lloyd Webber, përmes një tweet tha se Alan kishte qenë “një nga të paktët regjisorë për të kuptuar vërtet muzikalet në ekran”.

Regjisori vdiq të premten pas një sëmundje të gjatë. Ai la pas bashkëshorten e tij Lisa Moran-Parker, pesë fëmijë dhe shtatë nipër e mbesa.

Pavarësisht se nuk fitoi një Oscar për regjinë më të mirë, filmat e tij fituan 10 “Academy “Awards”, si dhe 10 të tjera “Golden Globes”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale