Në edicionin e sivjetmë të festivalit evropian të Eurovisionit është shënuar një tragjedi.
Një shofer kamioni, 66-vjeçari Fuldie Schwarz, u vra kur një pjesë e ndriçimit ra mbi të gjatë përgatitjes së konkursit muzikor.
Në atë moment ai mbante pajisjet dhe më pas u transferua urgjentisht në spital.

Ne nuk fajësojmë askënd në këtë kohë, por është e mundur që një ngjarje e tillë e madhe, siç është Eurosongu, por me kaq shumë para, kontroll dhe siguri t’i ndodh diçka kaq e tmerrshme”, pyesin anëtarët e familjes Schwarz.
Policia ka nisur një hetim dhe sipas IQ Magazine, duket se pajisjet e ndriçimit nuk janë në përputhje me rregulloret.
Organizatorët e Eurosongit njoftuan se ishin tragjikisht të hidhur dhe se do të bashkëpunojnë rreth hetimeve.
Ndryshe, Shqipëria do të paraqitet në finalen e festivalit evropian të muzikës pas suksesit të mbrëmshëm të Jonida Maliqit me këngën “Ktheju Tokës”.
“Muriqi ‘Topi i Artë’”, “Muriqi ‘Topi i Artë” – thirrjet e t...
BBC: Sondazhet për zgjedhjet në Hungari sugjerojnë se Péter ...
Mbyllen votimet në Hungari, pjesëmarrja mbi 77.8%
Man City deklason Chelsean – shfrytëzon gafën e Arsenalit dh...
E rëndë në Vlorë, fëmija tre-vjeçar bie nga ballkoni i katit...
Shkurtimi i financimit për Serbinë, deputetja britanike: Bru...