Vdes në aksident vajza katërvjeçare e aktores së njohur

10:56 | 7 Mars 2018
Arbresh.info

Aktroja e njohur Ruthie Ann Miles është aksidentuar.

Në këtë aksident ka mbetur e vdekur vajza e saj katër vjeçe.

Aktorja së bashku me vajzën e saj po kalonin rrugën në Brooklyn Park të Nju Jorkut kur u goditën nga një shoferë që po voziste më shpejtësi i cili ka tejkaluar në dritë të kuqe duke lënë të vdekur vajzën e aktores.

Miles, e cila është shtatzënë është dërguar menjëherë në spital dhe ka një gjendje stabile së bashku me foshnjën e pa lindur.

Në këtë aksident bashkë me aktoren ishte edhe mikja e saj, Lauren Lew e cila po ashtu humbi djalin një vjeçare, Joshua ndërsa ajo është duke u trajtuar në spital.

Shoferi i cili e shkaktoj aksidentin, Dorothy Bruns, 44 vjeçar kishte probleme serioze me shëndetin duke përfshirë edhe sklerozën e shumëfishtë.

Aktorja 34 vjeçare është më së miri e njohur për rolin si Lady Thiang në The Kin gand I, ajo po ashtu është pjesë e seris së njohur The Americans./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme