Pas përfundimit të “Big Brother VIP 2”, u duk sikur raporti mes Luiz Ejllit dhe Krist Aliajt kishte ndryshuar. Ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dilnin live në “Instagram” së bashku ku bënin shaka të ndryshme me njëri-tjetrin.
Por duket se diçka ka ndodhur së fundmi, pasi Kristi ka bërë një reagim në “Instastory”, ku etiketon edhe këngëtarin e njohur.
“Ah, thjesht nuk mund të rezistosh të përmendesh emrin tim. Duket se jam bërë ylli i mendimeve të tua në orët e vona. Rri i qetë, adhurimi yt sekret për mua do të mbetet gjithmonë mes nesh”, ka shkruar Kristi në foton që ka postuar në rrjetet sociale.

Trump kërcënon të aktivizojë “Aktin e Kryengritjes”
Arrestohet brenda pak orësh i dyshuari për vjedhjen e një ve...
Po e pyet ChatGPT-në për shëndetin? Ja kur është ide e mirë ...
Zjarr në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, dyshohet për një...
Ministri i Jashtëm danez: Blerja e Grenlandës nga SHBA jasht...
Alba flet për Limin dhe Dolcen: Ndihem e shkatërruar, s’ësht...