Vajza e Travis Scott dhe e Kylie Jenner, Stormi Webster, bëri debutimin e saj zyrtar në qilimin e kuq në premierën Santa Monica të dokumentarit të tij Netflix të martën.
Vogëlushja 18- muajshe mori pjesë në premierën e dokumentarit të babait të saj, reperit, Travis Scott ‘Look Mom I Can Fly’.

Miliarderija Jenner, padyshim rrëmbeu gjithë vëmendjen, e veshur në fustan elegant të bardhë, ajo u kujdes t’i spikaste linjat e saj perfekte, teksa e shoqëruar nga i dashuri, dhe vajza e saj, Stormi, familja e famshme shkëlqyen në qilimin e kuq.

Kujtojmë se kjo vjen pas festimeve luksoze të ditëlindjes së 22-të të Kyliet në Itali.

Ndryshe, Scott dhe Jenner nisen fillimisht lidhjen në prill të 2017-s, vetëm një muaj pasi ajo i dha fund marrëdhënies trevjeçare me Tygan.




Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...