Disa javë më parë, Keisi Medini publikoi këngën e titulluar “Bye, Bye”, e cila në rrjetet sociale është cilësuar si një dedikim për Krist Aliajn.
Në lidhje me këto fjalë që qarkullojnë ka komentuar së fundmi vetë ish-finalisti i “BBV” në një intervistë ku u shpreh se as që e ka dëgjuar mirë këngën në fjalë.
“Nuk e kam dëgjuar këngën me shumë vëmendje. Por, kam dëgjuar nga burime se ishte një tip ‘dissi’. Dëgjova vetëm ‘Bye, Bye’”, është shprehur ai.
Në komentin e tij, Kristi ka shtuar se mund të jetë një lloj ‘diss-i’ për të, ose: “Ky mund të jetë tekst për shumë djem. Nuk e di nëse është për mua apo për një ish tjetër”.
“Nuk jam i sigurt se është diss. Ka një dyshim të vogël se mund të jetë një diss aty…”, ka përfunduar ai.
Dyshja shfaqen pëlqim për njëri tjetrin gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip Albania, por më pas ai pëlqim u largua si fillim nga ana e Keisit.
Pas daljes nga shtëpia Keisi u shpreh se mundet edhe të rikthehet me Kristin nëse ai i shkruan, por Kristi u tregua i prerë duke thënë se gjërat janë mbyllur brenda shtëpisë së BBVA./Arbresh.info/
Trump: Irani po kërkon liri, SHBA është gati të ndihmojë
Drenica përforcohet me mesfushorin spanjoll Ian Soler
Sonte do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave
Raportohet se ushtria amerikane ka sulmuar objektivat e Shte...
Vërshimet, AME me detaje për gjendjen në nivel vendi: E mena...
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Rama: Kemi realizuar mbi 3...