Tuna në përkrahje të komunitetit LGBTI, pozon me fustanin shumëngjyrësh

12:08 | 26 Qershor 2021

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, ka tash e sa kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.

Pasi ajo së fundi u bë nënë për herë të dytë, shkruan portali arbresh.info

Përmes një InstaStory, Tuna ka njoftuar se do të mbështetë paradën e krenarisë, të organizuar nga komuniteti LGBTI në Shkup.

Bukuroshja pozoi me një fustan shumëngjyrësh, me ngjyrat e ylberit, që simbolizon mbështetjen e saj për këtë komunitet.

“Dashuria fiton”, shkruhej në fustanin që Tuna ka vendosur ta veshë ditën kur edhe do të mbahet eventi.

Kujtojmë se qershori për komunitetin LGBTI njihet si “Muaji i Krenarisë”, meqë rast organizohen evente të shumta. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara