Rina Balaj dhe Sin Boy janë një prej çifteve më të këndshëm të Instagram-it, të cilët përpiqen të jenë sa më aktivë për ndjekësit e tyre.
Prej disa kohësh tashmë, ata kanë nisur bashkëjetesën dhe janë bërë thuajse të pandarë.
Në rrjete sociale, çifti nuk i kursen dedikimet e ëmbla për njëri-tjetrin, si dhe herë pas here na tregojnë gjestet e bukura të dashurisë.
Ndaj, për pak e besuam postimin e fundit të Rinës në InstaStory, ku tregonte se kishte pranuar një propozim.
“I thashë PO ……… picës”- shkruhej krahas fotos ku gjithashtu tregohej edhe një dorë me unazë në gisht.
Në fakt, kjo ishte një shaka e këngëtares e cila për disa sekonda na “ngriu gjakun”, deri në momentin që lexuam shkrimin në foton e saj.
Epo, pas një kohe të gjatë bashkëjetese, nuk është çudi që Rina dhe Sin Boy të na vijnë edhe me një lajm të tillë!
Rina dhe Sin boy jo vetëm që kanë lançuar këngë së bashku, por ndihmojnë edhe tjetrin në projektet personale. Për Rinën, partneri i zemrës është personi më punëtor që njeh.
Projekti i fundit i përbashkët i çiftit erdhi gjatë muajve të verës. Kënga e tyre u titullua “Fallin’ in love” dhe dukej si një dedikim për njëri-tjetrin.

Ai u bë viral pasi u braktis nga nëna e tij – tani majmuni i...
Vdes 18-vjeçari në fshatin Kçiq, policia nis hetimet
Raportohet për 12 të lënduar, pasi një autobus u përplas me ...
Arijon Ibrahimovic shënon golin e parë në Bundesligë
Ekspertët: BE synon rikthimin e dialogut politik Kosovë–Serb...
OVL e UÇK-së themelon këshillin e saj për shënimin e Epopesë