Një adoleshent nga Uellsi është shpallur fajtor për planifikimin e një sulmi terrorist të frymëzuar nga militantët e Shtetit Islamik në të njejtën ditë kur Justin Bieber po mbante koncert në Cardiff.
Djali 17-vjeçar është shpallur fajtor për pesë vepra të lidhura me terrorizmin nga Gjykata në Birmingham, pasi ai u arrestua në qershor, përpara koncertit të yllit në Principality Stadium më 30 qershor, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Djalit, i cili nuk mund të emërohet për arsye ligjore, i është gjetur një “letër martirizmi” në kompjuterin e tij.
Policia ka theksuar se kompjuterin e tij janë gjetur skica në të cilat sulmi do të kryhej në stilin e sulmit me përplasje me makinë në turmë, ndërsa në telefonin e tij janë gjetur pamje nga sulmi në Nice dhe Berlin./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...