Të famishmit majtak, në mesin e tyre edhe familja mbretërore

21:21 | 27 Janar 2021

Familja mbretërore britanike ‘prodhon’ shumë majtak. Përveç Princit William, Mbretëresha Victoria, Mbreti George VI, Nëna Mbretëreshë, Mbretëresha Elizabeta II, Princi Charles dhe Princi George janë gjithashtu majtak.

Leonardo da Vinci është ndoshta një nga artistët më të njohur majtak të të gjitha kohërave.

Sipas Time, edhe Napoleon Bonaparta ishte majtak.

Majtak është edhe Barack Obama.  Disa ish-presidentë amerikanë, përfshirë James Garfield, Herbert Hoover, Harry S. Truman, Gerald Ford, Ronald Reagan dhe George H.W. Bush, ishin gjithashtu majtak.

Nëse ndonjëherë ndesheni me aktoren Angelina Jolie, fituese e Çmimit të Akademisë dhe Golden Globe, për të kërkuar një autograf, do të vini re se ajo nënshkruan emrin e saj me dorën e saj të majtë.

Lady Gaga përdor dorën e saj të djathtë kur ajo luan kitarë por kur nënshkruan ajo përdor dorën e saj të majtë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara