Stresi po vazhdon me ndihmat në Shqipëri.
Reperi ka bërë apel që secila ndihmë që bëhet, të bëhet personalisht për shkak që sipas raportimeve nga disa media në Shqipëri, po bëhen keqpërdorime me gjësende dhe ushqime.
Artisti ka postuar sërish video në Instagram ku shihet teksa dërgon një televizion në një familje e cila aktualisht po jeton në çadër.
“Mos u bo merak oj nane djemt jan ne sherbimin tuaj ????? Apel per krejt cojini vet ndihmat me doren tuaj”, ka shkruar ai në videon e publikuar.
Stresi nuk është i vetmi që ka ndihmuar në këto kohë të vështira.
Noizy, Bes Kallaku, Xhensila Myrtezaj, Gjiko, Beatrix Ramosaj, Gold Ag, Capital T, Mozzik dhe shumë të tjera kanë dalë publikisht me ndihma për gjithë popullin shqiptar pas tërmetit që la të vdekur 51 njerëz dhe qindra të plagosur./aktuale/
https://www.instagram.com/p/B5fFUi0pLf1/?utm_source=ig_embed
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...