Reperi ka treguar se është ende i martuar me Keisin.
Përmes një postimi të cilin e ka fshirë më pas, Stresi ka dashur t’u tregojë vajzave që ndoshta i shkruajnë në privat, se është bashkëshorti i Keisit.
Për ta besuar prova e tij më e madhe është kjo certifikatë martese, të cilën ai e ka bërë publike. Në të shohim emrat e çiftit dhe firmat e tyre që konfirmojnë kurorëzimin.
Ky postim vjen pas debatit të madh që u krijua në media me skeçin që Stresi dhe Roza e Lati bënë për arrestimin e reperit një vit më parë.
Keisit nuk i pëlqeu ky skeç dhe iu drejtua Rozës me një postim ku shprehej se i kishin mbaruar idetë që po përfshihej në jetën personale të saj.
Roza iu kundërpërgjigj pak me vonesë duke i thënë se iu desh të priste pasi Keisi është e dashura e shokut të saj të ngushtë dhe ka ngrënë bukë në shtëpinë tij!
Por Keisi i kujtoi që nuk është e dashura por është bashkëshortja e Stresit dhe nëse dëshironi prova, Stresi na i dha sot.
Reperi ka treguar se femrën e tij nuk e prek askush, dhe tani që na kujtoi martesën, të njëjtën gjë ju kërkon dhe vajzave që e ngacmojnë atë.

“E dashur Kosovë, urime Dita e Pavarësisë” – Ministria e Jas...
Policia e Shtetit uron Policinë e Kosovës, me rastin e 18-vj...
Presidentja e Maqedonisë së Veriut uron Kosovën për 18-vjeto...
Ambasada e Gjermanisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarës...
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...