Reperi i njohur nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi, po vazhdon qëndrimin në Big Brother VIP Kosova prej më shumë se 80 ditësh.
Ai ka qenë i përfshirë në debate të mëdha, polemika e ka krijuar situata nga më të ndryshmet me konkurrentët e tjerë.
Artisti ndërkohë ka bërë paqe me një nga rivalet më të mëdha në këtë lojë, modelen Xhuli Nura.
Kjo nuk është pritur mirë nga banorët e tjerë, të cilët e kanë ofenduar në mënyra të ndryshme.
36-vjeçari së fundmi në një bisedë me Xhulin thekson se prindërit e tij nuk kanë qenë dakord që të hyjë në këtë format dhe se për këtë duhet t’i lë anash ofendimet e sharjet.
“Babanë e njohin të gjithë, nëna me vite punon në punë të shtetit. Edhe ata nuk kanë qenë dakord të vijë unë këtu, por kam ardhur vetë”, shtoi ai.
I njëjti vë në dukje se veç tjerash ka lënë edhe duhanin e alkoolin.
“Kam lënë duhanin, falënderoj veten, kam lënë alkoolin, lëndët narkotike. Këto tre gjëra që nuk dua t’i shoh më me sy sepse më kanë kthjell”. /Telegrafi/
Formimi i Qeverisë dhe konstituimi i Kuvendit parakusht për ...
85 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...
Kurti: Rezultati zgjedhor është i qartë, pengesat për formim...
Policia jep detaje për zjarrin në Prizren, ku humbi jetën nj...
Kurti viziton Postën e Kosovës: Në Kosovë 166 zyra prej të c...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Dragash, policia po heto...