Skena të nxehta në klipin e këngës “Lonely Together” nga Rita e Avicii (VIDEO)

17:11 | 18 Shtator 2017

Ajo famën e saj e arriti në arenën ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Rita Ora, sukseset e të cilës nuk kanë të ndalur, transmeton Gazeta Express.

Ndonëse nuk është hera e parë që ajo sjell bashkëpunim me yje të njohura, Rita pak më parë ka publikuar edhe spotin e projektit të saj më të ri.

“Lonely Together”, titullohet kënga më e re nga Rita e publikuar ditë më parë në bashkëpunim me DJ e njohur Avicii.

Tani që kjo këngë është realizuar edhe me videoklip, padyshim se do të pëlqehet shumë nga fansat e saj.

Ndryshe “Your Song”, është projekti i fundit nga Rita e publikuar pak muaj më parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara