Kylie Jenner para pak ditësh ishte befasuar nga i dashuri i saj Travis Scott ku ka prezantuar shtëpinë e saj luksoze të mbuluar me trëndafila të kuq si dhe me qirinj gjithandej, kjo dukej vërtetë pamje përrallore.
Kështu fansat aluduan se mos është ndonjë propozim martese nga Travis por nuk doli të jetë ashtu, shkruan TMZ përcjell portali arbresh.info.
Fansat e shumtë të Kylie ishin çmendur pasi ajo kishte postuar një video të gjatë duke treguar një grumbull buqeta trëndafilash si dhe petale të shpërndara rreth rezidencës së saj. Ndërsa për ta bërë edhe më romantike në sfond dëgjohej kënga e Travis, “Hell of a Night”, e cila është njëra prej këngëve favorite të saj.
Ishte romantike tej mase, por nuk ishte një propozim. Burimet e afërta me Kylie na tregojnë se gjesti i Travis ishte vetëm për të festuar njoftimin se ”Kylie Cosmetics”, tani po bashkëpunon edhe me dyqanet e njohura botërore të ‘Ultra Beauty’.
Kjo gjithashtu ishte një dhuratë e përpunuar bon voyage për të shënuar fillimin e turneut të tij.
Sa i përket raportit të tyre sentimental ata po kalojnë shumë mirë dhe po duket tejet të lumtur, ndërsa para disa muajsh ata u bënë edhe prindër të një vajze bukuroshe të cilën e quajtën STORMI.
Ata do të kthehen së bashku më 22 dhjetor,për kohën e Krishtlindjes./arbresh.info/
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...