Pas shkëputjes nga show i humorit, Al Pazar, aktoren e njohur Rudina Dembacaj e pamë dhe vazhdojmë ta shohim në një format tërësisht ndryshe.
“Mos i fol shoferit”, është emisioni i cili na e paraqet Rudinën si një shofere taxi-e ku pasagjerë ka personazhe të njohur të showbizzit.
Për shumë nga ne ky mund të ngjasojë me emisionin “Carpool Karaoke” të James Corden, të cilin moderatorja e njohur Alketa Vejsiu e kishte premtuar pak muaj më parë në Instagram, por që duket projekti ka mbetur në letër.
Dhe ne na lindi pyetja: Mos vallë Rudina i vodhi idenë Alketës dhe prandaj kjo e fundit nuk po e realizon emisionin?
Pikërisht, kësaj pyetjeje Dembacaj i është përgjigjur mikrofonit të Thumb, me Aulonën dhe Fatmën, në ABC News.
“Alketa ka komplet një patentë tjetër. Te formati im nuk këndohet sepse unë jam një stonaturë e gjallë dhe zhvillohet në taksi, jo në makinë…ka një ndryshim”, – tregon Rudina.
Epo, më në fund e hoqëm edhe këtë merak! Tani, të presim si do të sillen dy moderatoret kur do të rivalizohen edhe në këto formate…/Blitz.al
Kurti në Zvicër: Forma më e lartë e patriotizmit është arsim...
Hoxha falënderon Rubion për nderimin e Nënë Terezës
Nis dizensektimi në zona endemike, Muja: 971 mijë euro për s...
Ligji i ri për Shtetësinë përplas partitë politike, Sveçla: ...
Sulm me bombë ndaj trenit në Pakistan, 24 të vdekur dhe dhje...
A e bashkoi apo e përçau Osmani LDK-në?, flet Haziri