Reperi nga Peja, Gjesti, po dëshmon se është një ndër konkurrentët më të diskutuar dhe të spikatur të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania. Ky fakt po reflektohet jo vetëm në debatet dhe dinamikat brenda shtëpisë, por edhe në mbështetjen që po merr nga publiku jashtë.
Një tregues i qartë i kësaj mbështetjeje është rritja e ndjeshme e ndjekësve të tij në Instagram.
Në spektaklin e së martës, ku Gjesti ishte kryefjala e shumë klipeve dhe diskutimeve, llogaria e tij në Instagram shënoi një rritje të menjëhershme.
Nga 396 mijë ndjekës sa kishte para se të fillonte spektakli, ai tani numëron mbi 408 mijë ndjekës – një rritje prej shtatë mijë vetëm brenda një nate.
Gjesti hyri në shtëpinë e Big Brother VIP Albania vetëm një javë më parë dhe që nga atëherë ka përjetuar një rritje të pabesueshme të ndjekësve.
Para hyrjes, ai kishte rreth 160 mijë ndjekës në Instagram. Me vetëm shtatë ditë brenda shtëpisë dhe pas dinamikave që ka krijuar, ai ka arritur të trefishojë bazën e tij të ndjekësve, duke kaluar tashmë në mbi 408 mijë.
Kjo rritje tregon qartë ndikimin e tij të madh tek publiku shqiptar. Gjesti ka krijuar debate, polarizuar opinione dhe ka sjellë energji të reja brenda Big Brother VIP Albania. Si një ndër konkurrentët më të përfolur, ai duket se po i shfrytëzon maksimalisht momentet për të lënë gjurmë, jo vetëm në lojë, por edhe në rrjetet sociale.
Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë loja për Gjestin dhe nëse popullariteti i tij në rritje do të ndikojë në qëndrimin e tij brenda shtëpisë së famshme.



Lindja e parë për 2026 në Kosovë, janë trinjakë
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri,...
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë