Dyshja shumë e dashur për publikun, Ronela Hajati dhe Young Zerka kanë qenë shumë aktiv gjatë këtij viti.
Si shumë prej artistëve tanë, edhe Ronela e Zerka kanë menduar për fansat e tyre që në këtë fundvit t’i “shpërblejnë” me një duet të ri, shkruan lajmi.net.
Ky projekt me gjasë do të jetë i fundit për këtë vit nga Ronela dhe Zerka dhe do të publikohet nesër (e shtunë).
Edhe pse nuk ka preferuar të bëjë të ditura shumë detaje rreth këngës, nga postimi që ajo ka bërë në rrjete sociale kuptohet që kënga do ta mbajë titullin “Diamant”.
Projekti i fundit nga Ronela është kënga “Sonte” që e solli në bashkëpunim me reperin Lyrical Son. /Lajmi.net

Kurti shpalos programin, kompani ajrore publike dhe trajnime...
Kosova ushqehet nga importi, toka bujqësore mbetet e papunua...
“Është shumë e vështirë të largohesh nga një vend si ky” – R...
QMF-të me psikologë, fizioterapeutë, logopedë e punonjës soc...
Bilall Kasami dhe Ardita Sinani pjesëmarrës në tubimin e VV-...
Fatmir Gashi i “palëkundur” nga posti i kryetari...