Këngëtarja e njohur shqiptare Ronela Hajati, sikur edhe shumë artistë e këngëtarë të tjerë ka treguar anën e saj humane në këto momente të rënda për shqiptarët, pas tërmeteve që kanë kapluar disa pjesë të Shqipërisë.
Në këto momente të vështira për banorët e atyre zonave, është jetike secila ndihmë që u bëhet.
Ronala Hajati ka bërë thirrje për ndihmë, në Pezë, ku ajo ndodhet momentalisht për të vazhduar më pas në zonat e Durrësit.
“Ndodhemi në Pezë dhe nevoja për NGROHESE, ushqime, batanije dhe më e rëndësishmja ÇADRA! Njerëzit kanë nevojë për strehim të menjëhershëm! Ndihmat po mblidhen tek qendra e kulturës ne Pezë! Janë mbi 30 familje që kanë nevojë për ndihmë urgjente! Nuk ka asnjë media apo ndihmë ktu!Ne do vazhdojmë për në Durrës të kontribuojmë sadopak në dhimbjen e pafundme!” , ka shkruar ajo, duke bërë thirrje për ndihmë të menjëhershme.
https://www.instagram.com/p/B5X5J88lj0a/?utm_source=ig_embed
I vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, arrestoh...
Ardian Gjini merr drejtimin e AAK-së
Rubio: Lajme të mira sa i përket Iranit mund të vijnë më von...
Haradinaj i hap rrugë Gjinit në AAK: Të besoj në rrugëtimin ...
Nga formacioni më i mirë te ai i zbulimeve dhe zhgënjimeve, ...
Guardiola zbulon nëse do të drejtojë menjëherë ndonjë skuadë...