Roberta Carluccio, mbretëresha e re e fitnesit që është tifoze e Juventusit

17:36 | 30 Tetor 2017

Modelja italiane, Roberta Carluccio, është duke u vlerësuar shumë për format trupore dhe fizikun e saj mbresëlënës.

Fotografitë e saja në rrjetet sociale marrin dhjetëra mijëra pëlqime dhe në kohët e fundit ajo është shumë e ndjekur për këshillat që jep për femrat që duan të kenë një figurë si të sajën.

rebbeca2

Ndërkaq, ajo është edhe një tifoze e futbollit, kurse klubi i preferuar i bukuroshes është Juventusi.

Roberta Carluccio ka lindur në Torino më 12 qershor 1997. Ajo filloi modelimin për fëmijë që në moshën shtatëvjeçare duke u paraqitur në “Pitti Bimbo” për 14 edicione.

roberta3 rob5

Më pas ka vazhduar angazhimin si modele e modës nëpër spektakle të ndryshme dhe në katalogë për rroba.

rob2 roberta1

Bukuroshja është instruktore e certifikuar e fitnesit dhe ‘bodybuildingut’. Sot, ajo është bërë shumë e famshme edhe falë rrjeteve sociale dhe video-kanaleve, ku tregon për ushtrimet dhe ushqyerjen për të qëndruar në formë, ndërsa vë në pah figurën e saj mbresëlënëse.

rob3 rob3a

Roberta ka puanur për brende të famshme, si Dolce & Gabbana, Giorgio Armani, Roberto Cavalli, Phard, Guess, Adidas, Gaudi, Lonslade, Gas Junior, Benetton, Barbie Ibiza, Pirelli Pzero, Dance Size, Simonetta Jeans, Guru, Sweet Years, Annarita N, Coconudina, Gardens, Deha, Replay, Liu Jo, Golden Lady Beach, Mc Gregor (SHBA) Datch, Cloe, Miss Grant, Monnalisa, Blauer, Hetregno, Fiat dhe shumë të tjera.

rob4 rob1 rebecca3

I ka zbukuruar ballinat e revistave, si Fashion Magazine, Modabimbi, Vogue, Modern Woman, Diva, Joy, Focus Junior, Christian Family, Dreamvixens (SHBA), The Windsor Star (Kanada), Diva e Donna dhe ForMen.

rob2a rebecca1

Është shfaqur në shumë reklama televizive në Itali, si edhe në seriale televizive.

rebecca2

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara