Ritës i duhet një pije e fortë para se të flas për Calvin Harris

10:38 | 15 Shkurt 2017

Këngëtarja e njohur, Rita Ora, një kohë, ishte në lidhje dashurie me Dj e njohur botëror, Calvin Harris.

Ajo dhe Calvin dukeshin shumë bukur bashkë dhe pëlqeheshin shumë nga publiku, por fatkeqësisht, kjo lidhje përfundoi dhe Harris filloi lidhjen e re me këngëtaren, Taylor Swift, transmeton Arbresh.info

Ndarjen me Calvin, Rita e përjetoi mjaft rëndë, ajo vërehej se po kalon një periudhë të vështirë edhe përmes shkrimeve të saj në Twitter.

Së fundmi Rita ishte e ftuar në një emision dhe ndër të tjerash, gazetari e pyeti se si qëndrojnë raportet me ish të dashurin e saj, e kjo gjë duket se këngëtaren e vuri në siklet!

“Duhet patjetër të flasim për këtë gjë? Ndihmë! Ndihmë! Më sjellni një pije të fortë para se të filloj të flas për këtë gjë”, ka thënë bukuroshja Ora.

Ajo më pas me diplomaci, tregoi se ata akoma janë shokë të mirë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara