Artistja kosovare me famë botërore, Rita Ora shkëlqeu edhe me veshjen e dytë në Met Gala 2023.
Rita ndryshoi pamjen e saj magjepsëse për një alternativë më joshëse, teksa u nis për pas ndenjën e mbajtur në “Zero Bond”, shkruan arbresh.info
32 vjeçarja, shfaqi fizikun e saj të tonifikuar e veshur me një kordele të zezë, e cila ishte stolisur me shumë zinxhirë ari dhe perla gjithandej.
Pamjen e kompletoi me një pallto me gëzof dhe lëkurë gjarpri, ndërsa kishte veshur një palë geta opake me taka të larta.

Pamja përfshinte gjithashtu një palë vathë të mëdhenj dhe një sërë rrathësh të trashë, të kombinuar me një syze mjaft atraktive.
Rita Ora në Met Gala 2023 u paraqit e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi. /Arbresh.info/
lexo edhe:
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...
Dortmund i interesuar për sulmuesin kosovar Fisnik Asllani
Prokuroria sekuestron pasuri me vlerë 5 milionë euro në Vlor...
Vendim disiplinor në Trepçë, largohen përkohësisht 5 punëtor...
Kurti në Austri, takohet me kancelarin Christian Stocker