Rina Balaj duket se tashmë është në punime e sipër për albumin e ri.
Ajo tashmë ka rrëmbyer zemrën e publikut me këngët e veçanta që po publikon së fundmi, shkruan lajmi.net.
Pas lansimit në treg të këngës së fundit “Zjarr” ajo kishte paralajmëruar se do të niste punën për projektet e reja muzikore.
Kurse tashmë duket se ajo ka përfunduar një këngë të ‘zjarrtë’ e cila do të jetë pjesë e albumit të cilin sipas saj do t`a publikoj gjatë vitit 2021.
Rina gjithashtu kërkoi ndihmën e fansave të saj për titullin e albumit.
“Kam përfunduar një këngë e cila do të jetë pjesë e albumit për vitin 2021, më dhuroni ide për emrin e albumit”, shkroi Rina në Instastory.

Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit