Rina Balaj bën ndryshimin drastik në pamje, shfaqet me flokë ngjyrë portokalli të ndezur

16:22 | 28 Tetor 2020

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rina Balaj, është e njohur për eksperimentimin me flokët e saj.

Në pothuajse secilin paraqitje të saj, ajo sjell stile të reja të flokëve, duke përzier ngjyra nga më të ndryshmet, shkruan portali arbresh.info

Në një postim në rrjetin social Instagram, Rina ka publikuar imazhe të cilat ka mahnitur me dukjen e re.

Në foto shihet se ka bërë një ndryshim drastik në pamje duke bërë flokët ngjyrë portokalli të ndezur.

Rina vazhdimisht ndryshon pamjen dhe kjo duket se i shkon mjaft shumë me stilin e saj të veçantë.

Sa i përket projekteve muzikore, “Fallin’ In Love” mbetet kënga e fundit që ka publikuar në muajin qershor. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara