Reperja Rina Balaj vazhdon të jetë mjaft aktive gjatë këtyre ditëve në rrjetet sociale.
Duke qenë se po punon në albumin e ri, këngëtarja shqiptare nuk ka lënë anash as dukjen e saj, pasi kujdeset vazhdimisht për pamjen dhe stilin.
Ajo njihet për eksperimentet e shumta dhe këtë herë ka bërë flokët ngjyrë të kaltër, ashtu siç nuk e kemi parë asnjëherë.
“Përshëndetje Maria, emri nuk është Maria”, ka shkruar mes tjerash Balaj.
Imazhi ka arritur të grumbullojë mbi 600 komente e po ashtu edhe mbi 19 mijë pëlqime nga ndjekësit e saj.
Ndërkohë, Rina dhe Sin Boy ditë më parë njoftuan se kanë gati albumin e ri me 20 këngë, të cilët tashmë veçse e kanë përfunduar.
“Tetancion” mban titullin kënga e fundit që kanë publikuar në muajin shkurt dhe tashmë ka kaluar shifrën e mbi një milion klikimeve.
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit