Këngëtarja e njohur, Besiana Kasami e njohur me emrin skenik si Big Mama, sapo ka publikuar projektin e saj “Akoma të du”.
Këtë këngë e keni dëgjuar vite më parë, që aso kohe ka qenë kolona zanore e shumë lidhjeve të dashurisë.
Nëse mbetemi tek titulli, menjëherë na kujtohet këngëtari Bertan Asllani, i cili e solli këtë këngë vite më parë në “Top Fest”,
Tani, Bigi ka vendosur ta sjell versionin e ri dhe shumë ndryshe. E që nga momenti i publikimit të saj, po dëgjohet mjaftë shumë.
“Akoma të du”, këngëtaren e ka sjell shumë seksi, ndërkaq xhirimet e klipit janë bërë në Bodrum të Turqisë.
Para publikimit të kësaj kënge, Big Mama është komentuar për një lidhje të mundshme me protagonistin e klipit Serhat Katnarpinar, por që këngëtarja për Gazetën Express e ka mohuar një gjë të tillë.

KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë
Bashkimi godet fuqishëm, transferon Adrio Baileyn
E rëndë në Australi, një burrë humbet jetën pasi u sulmua ng...
Albion Rrahmani gjen golin e radhës në Çeki
I shpëtoi sulmit rus, ambasadori shqiptar: Raketa depërtoi e...
Presidentja e Komisionit Evropian: Iranit s’duhet t’i lejohe...