A$AP Rocky ka publikuar projektin e ri muzikor që i dedikohet partneres së tij shtatzënë, Rihanna-s por duket se ka më shumë se kaq. Ndërsa reperi i referohet të dashurës si një “engjëll”, “perëndeshë” dhe “shoqja e zemrës” në tekstin e këngës me titull “DMB”, disa detaje “flasin” se mund të jenë martuar.
Videoja flet për jetën e tyre së bashku, ku Rihanna shfaqet në krah të reperit, në kohë të mira dhe të këqija. Por në fund të të videos, Riri shfaqet si një nuse. Shumë besojnë se dyshja kanë treguar se në fakt janë burrë dhe grua. Kujtojmë që miqësia mes dyshes daton prej më shumë se një dekade.
Dyshja bashkuan forcat për një remix të “Cockiness (Love It)” në 2012. Rocky më pas iu bashkua turneut të saj në 2013. Miqësia e tyre vazhdoi për disa vite, derisa Rihanna u nda nga Hassan Jameel në fillim të 2020. Më pas ajo nisi romancën me reperin ndërsa zbuluan se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë./abcnews.al/
Hamza: Pres që të kemi pak më shumë deputetë, zgjedhjet ishi...
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...