Reperi i njohur Pusha T dhe reperi kanadez Drake njihen për rivalitetin e tyre.
Por Pusha T së fundi ka kaluar limitet në ‘dissin’ e ri që flet kundër Drake, shkruan arbresh.info.
Ai në këngën ‘The Story Of Adidon’ deklaron se reperi Drake ka një fëmijë shtatë muajsh të quajtur Adonis, me yllin e pornografisë Sophie.

Në singlin e ri, cila është e inspiruar mbi akordet akustike të këngës së vitit 2017 ‘The Story of O.J’ të reperit Jay Z, reperi në vargjet e tij flet për lidhjen sekrete të Drake.
‘Adonisi është djali yt, ai meriton më shumë se një palë atlete Adidas, duaje të dashurën tënde, harroje të kaluarën e saj, bëje atë botën tënde’ thotë ai në mes rreshtave.

Drake ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë rreth kësaj.
Të dy reperët kanë pasur konfliktet edhe më herët të cilat shpesh herë i kanë paraqitur edhe në këngët e tyre./Arbresh.info/
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit