Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana ka nisur të përflitet se mund të jetë në hapat e parë të një lidhjeje të re. Kjo pasi disa postime në Instagram të reperes shqiptare, janë të njëjta me ato të reperit të njohur gjerman, Bonez MC, duke na bërë të dyshojmë se janë bashkë.
Por, nëpërmjet një deklarate, Loredana tregoi se ajo nuk është në lidhje me Bonez, thjesht e shoqëroi artistin në një prej koncerteve të tij.
Për këto dyshime shkruan edhe mediat gjermane, të cilat e quajtën marrëdhënien midis artistëve një flirt Instagram-i dhe nuk përjashtonin mundësinë e një lidhjeje të mundshme. Këto lajme kanë rënë edhe në vesh të reperit gjerman, i cili nuk e ka lënë pa një reagim nga ana e tij.
Ai ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet bashkë me Loredanën dhe në të shkruan : “Thashetheme, i dua”.

Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...