Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është bezdisur nga muzika tek koncerti që po zhvillon këngëtari Maluma shumë pranë godinës së Kryeministrisë.
Në një komunikim live me qytetarët, Rama tha se asnjë para nuk ishte dhënë për të nga asnjë buxhet publik, ndërsa sqaroi se kishte pyetur edhe pranë bashkisë së Tiranës.
Rama pretendon se këngëtari është sjellë në Shqipëri nga një kompani private.
“Po dëgjoj një muzikë këtu jashtë, nuk e dija ça është. Më thoni është Malumja. Nuk e dija ça ishte sot e mora vesh. Më shkruani se keni lekë për Malumën, nuk është paguar asnjë lekë, nga asnjë buxhet publik. Se pyeta dhe në bashki. E ka sjellë një kompani private. Unë se dija kush ishte Malumja…kështu Lume!“, tha në fjalën e tij Rama.
Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026
Mbi 1,000 makina të djegura në natën e Vitit të Ri, të paktë...
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...