Skandali i producentit të njohur kinematografik, Harvey Weinstein, është thelluar edhe më shumë, pasi aktorja amerikane Rose McGowan e akuzoi publikisht për përdhunimin.
Në disa postime në rrjetin social Twitter, Rose McGowan e ka akuzuar edhe shefine Amazon Studio, Roy Price, duke thënë se ajo ishte injoruar nga ai kur e kishte bërë kallzimin e parë, transmeton portali arbresh.info
Weinstein mohon çdo akuzë që i është bërë deri tani.
Policia amerikane dhe ajo në Britani të Madhe kanë filluar hetimet në lidhje me akuzat për ngacimime seksuale.
Në lidhje me akuzat kanë reaguar një numër i madh i artistëve, përfshirë edhe mikun e tij më të mirë, regjisorin Quentin Tarantino, i cili ka thënë se është “i shtangur dhe zëmërthyer nga akuzat që po bëhen për mikun e tij”./arbresh.info/
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...
Izraeli kryen sulme të reja në Tiro, urdhër evakuimi për ban...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez
Këta janë kandidatët për deputetë që s’i votoi askush
Konferenca Ipeshkvore reagon për protestat kundër projektit ...
DnV: Zgjedhjet e 7 qershorit u zhvilluan në përputhje me sta...