Prindërit e Rita Orës, Besnik Sahatçiu dhe Vera Ora, prej disa ditësh janë duke lëvizur nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.
Ata së fundmi janë duke qëndruar në Prizren, ku edhe po mbahet ngjarja e famshme kulturore, Dokufest.
Të njëjtit kanë kaluar një kohë të mirë në qytetin antik dhe me këtë rast kanë vizituar edhe disa monumente.
Ka qenë babai i artistes së famshme që ka publikuar disa fotografi në rrjete sociale, të realizuara te Kalaja e Prizrenit.
Më pas, ata janë parë edhe duke shijuar ushqimet nëpër restorantet e kafenetë në Prizren.
Familja Ora u zhvendos nga Kosova në Angli kur ylli me famë botërore ishte vetëm njëvjeçe./Telegrafi/

Gjermani/ Stuhia e akullit mbyll shkollat, anulon fluturimet...
Joao Cancelo mbërrin në Barcelonë, pritet të debutojë që kët...
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu
“Meta” çaktivizon gjysmë milioni llogari të personave nën 16...
Skocia ngre alarmin për përmbytje në mbarë vendin
Gruaja e Labinot Rexhës futet sonte në BBVK, sqaron lidhjen ...