“Pis, maskara, je njeri i pështirë e i pafytyrë”: Arjan Konomi shpërthen ndaj Armandit në Përputhen

01:11 | 3 Qershor 2021

Në debatin mes Armandit dhe Stelës në Përputhen40 ka ndërhyrë edhe opinionisti Arjan Konomi.

Kjo pasi, Armandi i tha Stelës “unë të çjerr maskën, se ti më ke kërkuar seks”. Pas kësaj Stela la studion e indinjuar.

Ndërkohë Arjan Konomi nuk u përmbajt ndaj Armandit duke e quajtur “njeri i pështirë dhe i pafytyrë”.

“Je një njeri i pështirë e i pafytyrë, vetëm një pis e maskara ia bën një femre këtë, duke i thënë këto fjalë.

Edhe sikur të kishte ndodhur vërtetë, nuk mundesh ti t’i thuash këto fjalë duke e kapur në një moment dobësie,” tha Konomi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara