Moderatorja Alketa Vejsiu ka paralajmëruar se do të zbulojë parapaskenat e Festivalit të Këngës në RTSH.
Ky event u shoqërua me polemika, teksa vendin e parë e rrëmbeu Arilena Ara, ndërsa si fituese ishte përfolur Elvana Gjata.
Elvana Gjata nuk e fshehu dot zhgënjimin, po ashtu edhe Alketa e cila shprehu hapur mbështetjen për këtë të fundit, ndërsa sulmoi edhe jurinë.
Në media është shkruar për një “sher mes Vejsiut dhe Vera Grabockës”, ka ardhur edhe reagimi i moderatores, e cila paralajmëron për nxjerrjen e prapaskenave.
“Jam produkt i skuadrës sime që kujdeset me aq shumë dashuri! Së shpejti në Kanalin Tim në You Tube Alketa Vejsiu Official Docu Fest! Gjithçka ka ndodhur në prapaskenat e këtij Festivali!”, shkruan Alketa.
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca jonë është grupi...
Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbroj...
Radoniqi voton i pari në Pejë
Zgjedhjet e parakohshme, nisin votimet në Kosovën
Sa ishte numri i personave që votuan në 25 përfaqësi diploma...