Sonte nis sezoni i dytë i Big Brother Vip Kosova.
Tanimë edhe siç dihet opinionist do të jetë edhe gazetari nga Shqipëria, Bledi Mane.
Pak para nisjes, ai ka reaguar në profilin e tij në Instagram, ku e ka nisur shkrimin duke thënë se Kosova më do, Kosova s’më do.
“Kosova më do, Kosova s’më do, më do, s’më do. Nis rrugëtimin sot spektakli më i madh mbarëshqiptar Big Brother Vip Kosova me personazhe interesante jashtë dhe brenda shtëpisë. Anita Haradinaj dhe Bledi Mane, dy opinionistë, dy karaktere të ndryshme”, shkruan ai.
Sonte duke filluar nga ora 21:00, nën moderimin e Alaudin Hamitit e Jonida Vokshit, ky spektakël edhe këtë vit premton shumë befasi e konkurrentë të llojeve të ndryshme./Arbresh.info/

Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...