Gjatë ditës së sotme (e shtunë) qindra fansa të këngëtarit dhe banorit të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli janë mbledhur jashtë mureve të shtëpisë së famshme.
Në disa pamje që po qarkullojnë në rrjete sociale dhe media në Shqipëri shihen shumë persona që po brohorasin emrin e tij për të treguar mbështetjen e tyre për Luizin.
“O Luiz o kampion gjithë Shqipëria ty të do”, kanë thirrur një zëri personat që ishin bërë bashkë dhe po qëndronin pranë shtëpisë së BBVA.

Në anën tjetër thuhet se me të parë situatën e krijuar, produksioni ka kërkuar që banorët të mbyllen në shtëpi duke lëshuar perdet dhe muzikë me zë të lartë, për të pamundësuar që ata të kuptojnë se çfarë po ndodh jashtë.
Kujtojmë që Luizi kishte rrëfyer për Kiarën se ai ka një sëmundje të rrallë dhe me çmimin e fituar në BBVA do të kurohej, ndërsa gjatë ‘Prime’-it të fundit ai e mohoi këtë duke thënë se bëhej fjalë për një mik të tij.
Ndonëse nuk është konfirmuar e as mohuar plotësisht nëse Luizi vuan nga ndonjë sëmundje, ai po merr përkrahje të jashtëzakonshme nga publiku jashtë.
Këngëtari është i nominuari i kësaj jave bashkë me Kiarën, Mikelën dhe Dean dhe rrezikon eliminimin sonte.

Durmishi paralajmëron heqjen e taksës doganore për veturat n...
Vetëvendosje mbyll sot fushatën për zgjedhjet e 28 dhjetoriT
Sot votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
Parashikimi i motit për sot
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova