Google ADS

Nora Istrefi dhe Roberti publikojnë fotografi të shumë kohe më parë

09:36 | 17 Janar 2019

Këngëtarja shqiptare Nora Istrefi, dhe bashkëshorti i saj, Robert Berisha, janë njoftuar mes vete shumë vite më parë.

Ata u martuan në shtator të vitit 2014, gjersa kanë qëndruar të fejuar së bashku për vite me radhë.

Sfida e publikimit të fotografive të vjetra në Instagram ka prekur një pjesë të mirë të yjeve, dhe ndër ta edhe çiftin e njohur shqiptar.

Dyshja së fundmi kanë publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të realizuar shumë vite më parë në fillimet e lidhjes së tyre.

Në atë kohë, ata dukeshin shumë më ndryshe se sa sot, teksa buzëqeshja në fytyrat e tyre nuk mungonte.

Ishte fillimisht Roberti ai i cili e shpërndau fotografinë në InstaStory, teksa më pas të njëjtën e ka ri-shpërndarë edhe Nora.

Përndryshe, çifti jetojnë prej vitesh në Prishtinë dhe së bashku kanë një vajzë të pagëzuar me emrin Renee.

 

Shpërndaje në rrjete sociale