Ka kaluar vetëm pak kohë që nga “diss-i” i bujshëm që Noizy i bëri Encës në mes të koncertit në sheshin Skënderbej.
Reperi përsëriti disa herë fjalët “Enca na vjen nga mbrapa” gjatë këngës “Bow down” shoqëruar nga batuta e mikut të tij, Varrosit, i cili me shaka i thoshte se Enca ishte te 15 katëshi me snajper në dorë.
Por ndryshe nga fantazia e Varrosit, Enca ka vendosur të “gjuajë” nga Instagrami. “Vogëlushi përgjërohet për vëmendje përsëri” , ka qenë dissi në të cilën këngëtarja shkel syrin në shenjë ironie ndaj gjestit të kolegut.
Një sagë që duket se s’ka të mbaruar kjo e tyre që sipas gjasave premton shumë në vijim dhe si e tillë meriton vëmendje.

Presidenti i Maldiveve uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarë...
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për ndihmë në d...
Hamza për ish-krerët: Të pafajshëm përballë akuzave, çlirimt...
Kusari: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar partneri...
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazan: Agjërim të l...
Reuters shkruan për gjykimin në Hagë, citon Thaçin: Drejtësi...