Koncertet dhe aktivitetet e ndryshme artistike janë kthyer të përnatshme në sheshin “Skënderbej” që nga momenti i përurimit.
Tingujt e muzikës moderne do të vijnë sot në orën 21:00 në sheshin “Skënderbej” ku mijëra të rinj nga Tirana, por jo vetëm, do të kenë mundësi që të ndjekin live performancën fantastike të një prej këngëtarëve më të dashur për momentin, Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy.
Hitet e tij më të fundit, por dhe këngët më të mira të karrierës së tij të gjatë artistike, janë garanci për suksesin e koncertit mbrëmjen e sotme.
Në skenën e improvizuar në sheshin “Skënderbej” nuk do të mungojnë dhe disa nga bashkëpunimet më të mira të Noizyt me artistë të tjerë.
Që prej hapjes së tij në 10 qershor, qytetarët kanë pasur mundësi të shikojnë jo vetëm sheshin e ri dhe lulishtet rreth tij, por edhe të argëtohen në orët e mbrëmjes.
Në skenën e vendosur në këtë shesh janë ngjitur këngëtarë dhe grupe të njohura të muzikës popullore nga e gjithë Shqipëria, si dhe emra të tjerë të njohur të muzikës së lehtë dhe moderne shqiptare.

Pasiguri tek Arsenal – largime të mëdha priten në verë
Biznesi me energji elektrike i bashkëshortes, Abdixhiku: Pre...
Reagimi i OVL-UÇK pas ftesës për Grupin Punues: Nuk jemi var...
Rritet interesimi për Thuram, francezi mund të largohet nga ...
Kusari kërkon përshpejtimin e miratimit të Projektligjit për...
Loftus-Cheek poston foto me dhëmbët që i mungojnë, pas përpl...